Një person në Lipjan ka raportuar në polici se i është grabitur portofoli në të cilën kishte 51 euro.
Sipas policë, ngjarja ka ndodhur derisa viktima ishte duke lëvizur me veturë dhe para tij ishte ndaluar një veturë tjetër prej ku kanë dal dy persona, dhe të njëjtit nën kërcënimin e pistoletës kanë kryer grabitjen, shkruan Arbresh.info
Gjatë incidentit, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe është nën hetime.
“Lipjan / 05.04.2025 – 23:05. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë para tij është ndaluar një veturë tjetër prej ku kanë dalë dy persona të dyshuar dhe nën kërcimin e pistoletës i kanë grabitur portofolin në të cilën kishte 51 euro. Gjatë incidentit të dyshuarit edhe e kanë sulmuar fizikisht viktimën për çka i është ofruar trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...