Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person në Fushë Kosovë i cili dyshohet se ka vjedhur në një lokal në këtë komunë, raporton arbresh.info
Këtë e ka bërë të ditur për portalin arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, i cili ka thënë se ka ndodhur një grabitje nga persona të dyshuar me maska, e që në posedim kishin një armë dhe sprej.
“Rreth orës 16:20 është pranuar informacioni se në një lokal ne Fushë Kosovë ka ndodhë një grabitje nga persona të dyshuar me maska, e që në posedim kishin një armë dhe sprej. Njësitet policore kanë ndërmarr menjëherë veprime të koordinuara operacionale policore dhe si rezultat është arrit që të ndalojnë veturën me një person qe dyshohet te ketë lidhje me rastin. Veprime hetimore dhe operacionale si dhe vendshiqimi janë ende në progres dhe sapo të kemi detaje shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...