Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info.
Grabitja është kryer në një institucion mikro financiar.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar dhe Flora Ahmeti, zëdhënës e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë ajo.
Zëdhënësja e Policisë ka shtuar gjithashtu se njësitet janë duke u marrë me rastin.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka përfunduar Ahmeti.
Ndryshe rastet e grabitjeve të bankave nga persona të armatosur kanë qenë të shpeshta gjatë këtij viti.
E pak ditë më parë një rast i ngjashëm përfundoj me fatalitet, duke lënë të vdekur një zyrtar të Policisë së Kosovës dhe grabitësin./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...