Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së martës në një pompë në fshatin Gerlice të Ferizajt.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dy te dyshuar të maskuara dhe të të armatosur kanë hyrë në objektin e pompës dhe kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona, shkruan arbresh.info.
Në raport thuhet gjithashtu se nuk raportohet për të lënduar teksa në objekt gjendeshin dy persona që po punonin aty.
“Fsh. Gerlice, Ferizaj 03.03.2020 – 04:45. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona. Ata janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë