Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka grabitur 300 euro nga një barnatore të shtunën në Pejë.
Sipas policisë, i dyshuari i dytë është identifikuar por që ende është në arrati, shlruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.06.2025, rreth orës 17:45, është njoftuar se në një barnatore nё rrugën “Konferenca e Bujanit”, ka ndodhur një grabitje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima (punёtore nё barnatore) ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga arka e barnatores shumën prej 300 (treqind) euro, dhe tё njëjtit janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas një pune intensive të hetuesve rajonalë, me datën 22.06.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga tё dyshuarit, kurse i dyshuari i dytё i cili ёshtё identifikuar nga Policia, ndodhet ende nё arrati.”, bën të ditur policia.
I dyshuari me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...