Një grabitje është raportuar pasditen e së shtunës në një barnatore në qytetin e Pejës.
Në raportin e policisë thuhet se punëtori i barnatores ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë grabitur një shumë të papërcaktuar parash nga arka.
Sipas raportimeve fillestare, autorët kanë ikur menjëherë në drejtim të panjohur pas kryerjes së veprës penale. Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar në këtë incident.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Rasti është cilësuar si “grabitje” dhe është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore.
“GRABITJE Pejë 21.06.2025-17:37. Viktima m/k, punëtor në një barnatore ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë grabitur nga arka një shumë parashë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...