Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në rastin e grabitjes së një banke në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është finalizuar mbrëmë ku u arrestuan tre persona të dyshuar.
Indeksonline dje raportoi ekskluzivisht për arrestimin e njërit prej të dyshuarve, ndërsa më pas janë arrestuar edhe dy të tjerët.
Personat e arrestuar:
1. V. G – mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
2. P. M – mashkull, 27 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
3. M.H – mashkull, 32 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas përfundimit të procedurave policore të njëjtit janë dërguar në gjykatën themelore të Prishtinës dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i dy lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar :
• Një veture Golf III ngjyrë e kuqe me targa vendore
• Katër telefona celular të llojeve të ndryshme
• Një palë rroba si dhe
• Gjashtë qese me substance të dyshuar marihuanë.
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...