Nga grabitja e armatosur pasditën e së mërkurës në një argjendari në Suharekë, janë plagosur dy policë, ndërsa shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.
Katër persona të armatosur dyshohen se kryen grabitje, teksa nga të shtënat me armë zjarri plagë mori një polic, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor.
Në raportin 24 orësh nga Policia, mësohet se rasti ka ndodhur rreth orës 15:45.
“Suharekë / 22.11.2023 – 15:45. Është raportuar se katër persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një argjendari. Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor të cilët i ishin përgjigjur rastit. Si pasojë, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse policore dhe janë ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në identifikimin e personave të dyshuar”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/
@arbresh_info Pamje nga plaçkitja në argjendarinë në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic #fyp #viral #2023 #policia #Suhareke #plagosje #video
LEXO EDHE:
Shuma e arit të vjedhur në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro, e konfirmon prokurorja
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë