Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Rastin Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
Pllana deklaroi se po punojnë për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, deklaroi Pllana./Arbresh.info
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin