Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, ndërsa mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat mësohet se akuzohen për grabitje dhe mashtrim. Aleksandër Sadiku, 25 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë është arrestuar pasi akuzohet për “vjedhje”.
Ndërsa vlonjate Kleanth Bërdalli, 25 vjeç është arrestuar për ‘mashtrim’.
I arrestuar është edhe një 15-vjeçar me inicialet S. K., banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Adoleshenti akuzohet se bashkë me 2 persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh banesën e 48-vjeçarit me inicialet D. L., banues në lagjen “8 Shkurti” Fier./Arbresh.info.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...