Grabitet një taksist në Prishtinë, i merren 15 euro nën kërcënimin e thikës

09:00 | 25 Mars 2026
E.K

Një taksist ka raportuar se është grabitur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 nga një person i panjohur, i cili nën kërcënimin e një thike i ka marrë 15 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 24.03.2026-20:30. Ankuesi mashkull kosovar -taksist, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënim të armës së ftohte thike i ka grabitur 15 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info