Një dyqan në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë është grabitur sot nën kërcënimin e armës (elektroshok).
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se një person i dyshuar ka grabitur një shumë parash ndërsa policia është duke kryer veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e tij.
“Sot rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës (elektroshok), ka grabitur një shumë parash. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media