Një grabitje nën kërcënimin e armës nga dy persona ka ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë.
Rasti sipas zëdhënëses së PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka ndodhur rreth orës 19:00.
Ajo për arbresh.info tha se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur më herët në Lakërishtë ku është grabitur një institucion mirkofinaciar./arbresh.info/
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën