Disa të dyshuar të cilët ishin duke kryer një grabitje në një market pasi kanë vërejtur zyrtarët policorë janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Gjatë ndjekjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë me ç’rast edhe zyrtarët kanë shtënë në drejtim të dyshuarve, shkruan arbresh.info.
Të dyshuarit kanë braktisur veturën dhe kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për të lënduar.
Njësitë relevante policore janë në kërkim të personave të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës që është përdorur nga personat e dyshuar.
Vetura e dyshuar e braktisur është konfiskuar si provë materiale në rast, ndërsa rasti është duke u hetuar./Arbresh.info.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...