Policia e Kosovës ka njoftuar se është grabitur një pompë e derivateve në Prishtinë, në orët e para të së premtes.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë ku personi i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 29.12.2023-05:35. Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...