Dy kosovarë brenda pak kohe kanë paraqitur tek autoritetet shqiptare në Vlorë rastet e grabitjeve që u kanë ndodhur gjatë pushimit.
“Më datën 20 korrik, gjatë natës, në Dhërmi, shtetasit F.M. 53 vjeç, pushues nga Kosova, i kanë marrë çantën personale në të cilën kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.
Policia e Shqipërisë thotë se është duke u punuar për zbulimin dhe kapjen e autorit.
Ndërsa të shtunën në mëngjes, shtetasi S.E. 21 vjeç, banues në Llabian, ka raportuar në polici se në lagjen “Pavarësia”, i ka humbur portofoli me kartën e identitetit, kartë banke BKT e Shqipërisë, 200 euro dhe 2000 lekë. Edhe për këtë rast policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...