Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë Goran Rakiq i cili akuzohej se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.
Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, pasi që paraprakisht gjykata aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim prej 3 muajve nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Rakiq nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.
Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë euro i akuzuari Rakiq obligohet që ta paguaj në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Sipas aktgjykimit, nëse i njëjti nuk mund të paguaj dënimin me gjobë atëherë ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.
Po ashtu, i akuzuari Rakiq është obliguar që të paguaj edhe shpenzimet procedurale për aq sa do të llogariten nga gjykata dhe atë shumën prej 100 euro për paushallin gjyqësor.
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...