Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Kajkovë të Leposaviqit pasi që i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku.
Sipas policisë, i dyshuari me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË DETYRË Fsh. Kajkovë, Leposaviq 14.02.2024 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raportin e policisë.
Ndër të tjera thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...