Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në Termocentrali Kosova B, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Viktima është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtor në Departamentin e Sigurisë Fizike në KEK.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:09 në “Kosova B”, në Obiliq. Dyshohet se i arrestuari, një mashkull kosovar, duke lëvizur mbrapa me kamion nga pakujdesia, ka goditur viktimën.
Si pasojë e goditjes, Sadiku ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një incidenti me kamion
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit