Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj sot pritet të dal para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në seancën e procedurës paraprake pritet që të merret vendimi për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, shkruan arbresh.info.
Të mërkurën Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka kërkuar paraburgim për Molliqajn.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, Laureta Ulaj, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Pritet të dal para gjykatës sot në orën 14:30.
Të shtunën e kaluar gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë, e cila ishte e organizuara nga PSD, kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka goditur me shuplakë një zyrtarë policor i cili ishte në krye të detyrës.
Ai u arrestuar të martën në mbrëmje derisa po shkonte në një emision televiziv./arbresh.info/
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...