Policia italiane ka ekzekutuar 16 urdhër-arreste ndaj një grupi kriminal mafioz i përfshirë në trafikimin e drogës në Salenton. Për rastin janë hetuar 49 persona të tjerë.
Autoritetet hetimore theksuan se të arrestuarit janë të gjitha pjesë e një grupi kriminal që kishte marrë kontrollin e një pjese të trafikut dhe drogës, në Leçe.
Procesi është iniciuar për të identifikuar autorët e një sërë veprash kriminale pas dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë, i cili ka treguar se si grupi kriminal kishte arritur në territorin e Leçes.
Shumica e të arrestuarve janë shtetas italianë, ndërsa pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Krenar Skëndaj, 46-vjeç, Soni Hajdari, 24 vjeç, Eltion Isufaj, 30 vjeç,
Hetimet për grupin zgjatën për më shumë se 1 vit, të mbështetura edhe nga deklaratat e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke u mundësuar hetuesve për të faktuar trafikun e sasive të mëdha të drogës, si kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë.
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...