Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim shefin e Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin diskutuan për tema të ndryshme me interes dhe synim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Ministri i Jashtëm falënderoi shefin e Misionit diplomatik çek për mbështetjen e deritashme të shtetit të tij, duke theksuar se çmon lartë angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën në kuadër të Grupit të Vishegradit.
“Ne përkrahim çdo proces që është në interes të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, prandaj kërkojmë mbështetje nga Forumi i Vishegradit për Fondin e Ballkanit Përendimor, si i vetmi mekanizëm që përfshinë drejtpërdrejtë gjashtë vendet e rajonit, me të cilin aktualisht udhëheq Republika e Kosovës”, tha Konjufca.
Në takim u bisedua edhe për marrëveshjet e ekonomike midis dy vendeve, për Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe që pritet të funkszionalizohet me takimin e planifikuar të Komisionit të përbashkët ekonomik.
Në këtë kuadër u bisedua edhe për Marrëveshjen për shmangien e taksave të dyfishta, e cila është ratifikuar nga pala kosovare, mirëpo akoma qendron e bllokuar në parlamentin çek.
Konjufca dhe diplomati Bilek vlerësuan marrëdhëniet midis Kosovës dhe Çekisë dhe u dakorduan që vizita e shefit të dioplomacisë çeke e shtyrë për shkak të zgjedhjeve të realizohet në afatin më optimal.
/arbresh.info/
“Zarfi i zi në shtëpi”/ Kiara Tito surprizohet për ditëlindj...
Miniq dorëhiqet, në Republikën Sërpska hapet rruga për formi...
Cakolli: Çka po pret Prokuroria që s’po nis hetimet për mani...
Rusia vazhdon me sulme kundër infrastrukturës energjetike të...
Rama: Domosdoshmëri, rritja e kapaciteteve në funksion të ne...
Shala: Rënia e njësisë B2 në KEK po rrezikon sigurinë energj...