Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë, ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kerqeli ka publikuar një fotografi në Hagë.
Ndryshe, para nisjes në Hagë, Konjufca ka deklaruar se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.
Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin./zyrtare/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës