Nga 113 deputet sa ishin të pranishëm me 69 vota për dhe 33 kundër, asnjë abstenim, Gluk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Përveç Lëvizjes Vetëvendosje ‘pro’ Gluk Konjufces për Kryetar të Kuvendit të Kosovës ka votuar edhe deputeti i PDK-së Xhavit Haliti.
Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca, janë zgjedhur edhe nënkryetaret e legjislaturës së tetë.
Përfaqësuese e grupit të Vetëvendosjes për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës është Saranda Bogujevci.
Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamaza.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka propozuar Kujtim Shalën.
Kujtojmë se në këtë seancë është bërë betimi edhe i 114 deputetëve të rijnë.
Ata që sot nuk kanë qenë të pranishëm do të betohen në seancën e radhës.
Sot gjatë ditës pritet të mbahet edhe një seancë e re ku do të votohet Qeveria e re e Kosovës./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron