Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kaluar për nga numri i votave Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 ishte bërë personi më i votuar ndonjëherë në vend.
Sipas të dhënave të fundit, Konjufca ka grumbulluar gjithsej 302 mijë e 927 vota, të përfituara nga votat e rregullta, ato në përfaqësitë diplomatike si dhe një pjesë e votave me postë. Me këtë rezultat, ai renditet tashmë si personi i dytë më i votuar në Kosovë.
Rekordin që më herët e mbante Presidentja Osmani, me 300 mijë e 756 vota në zgjedhjet e vitit 2021, tashmë e ka kaluar Konjufca.
Ndërkohë, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon të kryesojë bindshëm listën e politikanëve më të votuar, me 385 mijë e 900 vota, duke u bërë kështu personi më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.
Si subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka siguruar 467 mijë e 125 vota, duke konfirmuar mbështetjen e lartë qytetare dhe dominimin e saj në skenën politike të vendit.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”