Zëvendeskryeministri i parë, Besnik Tahiri, së bashku me Ministrin e Shendetësisë, z.Armend Zemaj, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se nga nesër do të bëhet shpërndarja e 500.000 maskave, 30.000 dezinfektuesëve, 5000 kominosheve dhe 10.000 mantilave në 38 komuna të Republikës së Kosovës.
Kjo shpërndarje do të bëhet në bazë të kriterit të popullsisë për komunë dhe sipas urgjencës që e përcakton Ministria e Shëndetësisë.
“Falënderoj prof.Arianit Shehun për angazhimin e tij, popullin e Jordanisë dhe oborrin mbretëror të Mbretit Abdullah për ndihmën gjeneroze që na ofruan”, ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...