Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi dhe gjyqtarët mbikëqyrës të Departamenteve të Gjykatës, sot kanë pritur në një takim gjyqtarët dhe stafin administrativ të komunitetit serb.
Kryetarja e Gjykatës, fillimisht ju uroj mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre si gjyqtarë dhe kërkoj përkushtim dhe angazhim të madh nga ana e tyre, në mënyrë që të arrihen rezultate dhe suksese në punë.
Gjyqtarët dhe stafi administrativ u njoftuan në përgjithësi me strukturën organizative të Gjykatës Themelore në Prishtinë si dhe me rolin e Departamenteve brenda Gjykat
Gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata, me numër të vogël të gjyqtarëve dhe rritje të madhe të numrit të lëndëve të arritura në Gjykatë, sidomos në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale dhe Divizioni për Çështje Civile.
Në fund, kryetarja e Gjykatësdhe gjyqtarët mbikëqyrës të Departamenteve të Gjykatës, premtuan se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim profesional, përkrahje dhe mbështetje nga ana e tyre, duke shpresuar se me emërimin e tyre Gjykata do të rris edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë emëruar 4 gjyqtarë.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan është emëruar 1 gjyqtarë.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë janë emëruar 2 gjyqtarë.
Dekretimi i shtatë gjyqtarëve dhe angazhimi gjashtë zyrtarëve administrativ është paraparë me Marrëveshjen për Drejtësi të arritur në Bruksel në vitin 2015.
Gjyqtarët janë dekretuar me dt. 24 tetor 2107 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...