Procesi gjyqësor në rastin e ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit.
Të hënën e 19 janarit janë dorëzuar dosjet përfundimtare, derisa pas tyre do të pasojë fjala përfundimtare që pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt.
Pas fjalës përfundimtare, gjyqtarët kanë afat prej tre muajsh që të shpallin vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrje edhe për dy muaj të tjerë.
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se beson që fundi i këtij gjyqi do të jetë i mirë.
“Këtij gjyqi maratonik i erdhi fundi, dhe unë besoj që fundi do t’i vjen shumë mirë, se Gjykata Speciale ka punuar me prova të fabrikuara nga Serbia dhe disa shqipfolës ë cilët mendojnë që mund ta dëmtojnë UÇK-në dhe Kosovën”, tha Gucati në emisionin “Ora Shtatë”.
Ai u shpreh i bindur se ‘presidenti dhe të tjerët do të dalin fitimtar’.
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...