Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot pritet të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në këtë konferencë, e cila pritet të nis në orën 10:00 do të diskutohet për hapat procedural pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS, pasi edhe mbrojtja ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për rrëzimin e një ose më shumë akuzave në aktakuzë.
Po ashtu, edhe mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se planifikojnë që të thërrasin dëshmitarët e tyre, por për siguri do presin vendimin lidhur me mocionet për rrëzimin e akuzave.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.
Në paraqitjet e tyre të para, në vitin 2020, të katër të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...