Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar propozimin e të akuzuarit Eset Berisha që në cilësi të dëshmitarit në shqyrtimet e ardhshme në rastin e “53 milionëshit ” të dëgjohet ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.
Paraprakisht i akuzuari Eset Berisha bëri arsyetimin e propozimit të tij për t’u dëgjuar si dëshmitar Ramush Haradinaj, Argjent Zejnaj dhe Aziz Sallahu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për dëshmitarin Haradinaj, i akuzuari Eset Berisha tha se i njëjti do të dëshmojë lidhur me atë se si personalisht Haradinaj i kishte kërkuar të përpilonte opinionin ligjor për pagesën shtesë të 53.1 milionëve ndaj kompanisë “Bechtel&Enka”.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit