Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 dhjetor të vitit 2024, e dënoi me 15 vjet burgim Çedomir Aksiqin, për akuzën krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera nga janari deri në maj të vitit 1999 në territorin e komunës së Shtimes, përkatësisht në fshatrat Reçak, Malopolc dhe Petrovë.
Ky është vendimi i parë për krime lufte i marrë në mungesë, bazuar në Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale të vitit 2022.
Megjithatë, Amer Alija nga Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë, të cilët merren me monitorimin e rasteve të krimeve të luftës, janë të rezervuar ndaj këtij lloji të gjykimit.

Alija për Arbresh.info thekson se në dialogun me Serbinë, Kosova duhet të insistojë të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informatave për krimet e luftës për personat të cilat dyshohen për krime të luftës.
Sipas tij, gjykimi në mungesë nuk sjell kënaqësi të mjaftueshme për viktimat dhe familjet e viktimave të luftës.
Ai thotë se një i dënuar në mungesë, mund të kërkojë rigjykim me rastin e arrestimit.
“Pra, do të zhvillohet edhe një procedurë rishtazi prej fillimit dhe ne mendojmë që me procedimin e gjykimit në mungesë do të jetë sfiduese edhe për gjykatën që të sigurojë barazinë e armëve në procedurë”, thekson ai.
Në rastin e Aksiqit, mbrojtja s’ka ofruar asnjë dëshmitar të propozuar nga pala mbrojtëse, asnjë provë materiale e cila shkon në favor të klientit të tij.
Duke folur për këtë rast, ai bën të ditur se në rast të konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar dhe me arrestimin e tij në Evropë apo shtetet e rajonit, i njëjti ekstradohet për në Kosovë.
“Procedurat penale që praktikat gjyqësore të jenë në përputhje me standartet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Fillimisht do të jetë të vështirë që palëve qe ofrohet nga barazia e armëve në procedurë. E dyta, a do të mundet Prokuroria t’i sigurojë gjykatës që personi i cili akuzohet ende është gjallë. Pra, mund të iniciohet procedura ndaj personave të cilat nuk janë të gjallë. Vitin e kaluar është ngritur një aktakuzë për rastin e Mejes kundër 53 personave, pra Prokuroria dhe pse i respekton hapat e parashikuar ligjor ashtu siç e ka përshkruar ligjvënësi në Kodin e Procedurës Penale, të rishikohet në vendbanim, të bëhet urdhër-arresti, ftesa etj, e ka të pamundur që të siguron në rast se personi i cili kërkohet në mungesë është e gjallë dhe jeton në Serbi”, shprehet ai.

Teksa flet për ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia në Kosovë, Alija thotë se Serbia nuk është e gatshme të bashkëpunojë në vendin tonë për ekstradimin e këtyre personave.
“Në anën tjetër edhe gjykata, ku Gjykata e Strasburgut kërkon si dëshmi që personi i akuzuar në mungesë apo i cili gjykohet në mungesë të jetë në dijeni se ndaj tij është duke u zhvilluar procedura. Pra, një dëshmi të ngjashme gjykata nuk do ta pranon për arsyet politike të cilat e kanë Kosova dhe Serbia, pra nuk kemi bashkëpunim qoftë edhe juridik, pra këto janë disa procedurat që janë mjaft sfiduese e që do të jenë mjaft sfiduese edhe për procedurat kur do të inicohen pranë Gjykatës së Strasburgut”, shprehet avokati.
Alija thotë se këto dy vjet ka mjaft aktakuza të ngritura duke thënë se deri më tani janë gjykuar rreth 75 persona, por krahasuar me numrin e madh të krimeve të kryera në luftën e fundit në Kosovë, ai vlerëson se është bërë fare pak për dënimin e kryesve të krimeve të luftës.
Sipas tij, sfidat pengesat të cilat i përcjellin këto procese të themi në ndjekjen e krimeve të luftës, mosbashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë, vdekja e kryerësve të krimeve edhe dëshmitarët, kanë bërë që të kemi një numër jo edhe të madh të personave të dënuar.
Ndryshe, në vitin 2023 janë ngritur 8 aktakuza në mungesë kundër personave që kanë qenë të pakapshëm për organet e Kosovës.
Ndërkaq në vitin 2024 janë ngritur 6 aktakuza në mungesë.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur-pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn