Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjykimi në çështjen ndaj Ušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič për Krimet e Luftës kundër popullsisë civile do të zhvillohen në mungesë.
Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate gjykata ju bën thirrje të pandehurve Dušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.
“Njoftohen të pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë në Hajvali, Objekti D , Kati I, salla nr.27, me datë 22.12.2025 nga ora 13:15, nga Kryetari i Trupit Gjykues Leon Përlaska.
Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi