Gjykatësit në veri i dorëzojnë pozitat e tyre

10:55 | 7 Nëntor 2022
A Z

Edhe punëtorët e Gjykatës në Veri të Mitrovicës janë duke dorëzuar detyrën apo pozitat e tyre.

Këto largime vijnë pas atyre të policëve, deputetëve, kryetarëve të komunave e asamblistëve komunal nga komuniteti serb.

Përfaqësuesit e Listës Serbe në protestën e mbajtur dje në Mitrovicë duke pretenduar se janë të shtypur nga institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk duan të jenë qytetarë të dorës së dytë dhe janë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.