
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Gjykata në Prizren ka marrë vendimin e saj rreth Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte në Krushë të Vogël.
Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej dy muajsh Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Rahovecit.
Lajmin për caktimin e paraburgimit për Tashiqin e bëri të ditur për KALLXO.com gjyqtari Artan Serjani.
EULEX-i e akuzon Tashiqin se në datat 26 e 27 mars 1999 në Krushë të Vogël të Rahovecit dogji trupat e vdekur të një numri personash dhe më pas tat i hodhi në Lumin Drin.
Në Krushë të Vogël atëherë u vranë 70 për qind të meshkujve shqiptarë të fshatit, ndërsa EULEX-i për këtë masakër kishte nisur hetimet në vitin 2013./Kallxo.com/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...