Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndjekur me shqetësim publikimet dhe postimit e datës 26 shkurt 2024 me etiketime dhe fjalor fyes ndaj gjykatës dhe gjyqtares së kësaj gjykate Edita Çanta, në lidhje me shpalljen e Aktgjykimit të datës 26 shkurt 2024, ku i akuzuar ishte Glauk Konjufca.
“Gjykata, konsideron se këto publikime cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor dhe si të tilla ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve në misionin e tyre për dhënien e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se vendimi ndaj rastit të Konjufcës nuk është përfundimtar.
Gjykata Themelore Prishtinë, fton opinionin publik që të përmbahen në komentimin e vendimeve gjyqësore pasi që gjykata vendimet i merr në bazë të provave të administruara në shqyrtim gjyqësor dhe si të tilla vendimet e gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfundimtare, mund të vlerësohen nga gjykata e shkallëve më të larta sipas mjeteve të goditjes./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...