Gjykata Themelore e Prishtinës merr aktgjykim refuzues kundër të akuzuarit për krim të organizuar

17:05 | 14 Janar 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.N., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, për veprën penale “Krim i organizuar”.

Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për shkak të ekzistimit të rrethanave që përjashtojnë ndjekjen penale.

Aktgjykimi refuzues u morr pasi akti akuzues dhe procedura penale është zhvilluar kundër të akuzuarit A.N. për veprën penale për të cilën akuzohet sipas aktit akuzues, pa aktvendim për fillimin e hetimeve dhe pa aktvendim për zgjerimin e hetimeve.

I akuzuari A.N. është liruar nga shpenzimet procedurale për faktin se në këtë rast është marrë aktgjykim refuzues.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara