Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rigjykim rastin e shkarkimit të Basri Sejdiut nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Supremja e ka trajtuar si rast të jashtëzakonshëm kërkesën e Sejdiut për shqyrtimin e aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e kishte shtyrë ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit për rikthimin e tij në pozitën e drejtorit.
“Anulohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit në Prishtinë dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, dhe lënda kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.
Sejdiu ishte shkarkuar nga Bordi Drejtues më 6 korrik të vitit të kaluar. Këtë vendim Bordi e kishte marr duke e arsyetuar me performancën e dobët të Sejdiut, si dhe me parregullësitë e shumta të gjetura nga Auditori i Brendshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditorit.
Në vend të tij ishte emëruar ushtrues detyre Valbon Krasniqi, i cili para disa javësh e morri mandatin e plotë përmes konkursit.

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...