Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se deri më tani ka pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave, nga gjithsej 109 të arrestuarit për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se kërkesat janë parashtruar nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe lidhen me vepra të rënda penale që cenojnë procesin zgjedhor.
“Sipas kërkesave të pranuara deri tani, për 21 të dyshuar në cilësinë e komisionerëve kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit”, ka deklaruar Lekaj.
Ai ka shtuar se për një të dyshuar tjetër, komisionere, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për dy vepra penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje e ryshfetit.
Ndërkohë, sipas Lekajt, për një të pandehur tjetër në cilësinë e vëzhguesit, kërkesa për paraburgim bazohet në dyshimet për kryerjen e veprave penale kanosje dhe dhënie ryshfeti.
“Gjykata aktualisht është në pritje të pranimit të kërkesave të tjera nga Prokuroria Themelore në Prizren”, ka theksuar zëdhënësi Lekaj.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë mbajtur dy seanca dëgjimore, ndërsa pritet që të mbahen edhe dy seanca të tjera, lidhur me kërkesat për paraburgim në këtë rast./betimipërdrejtësi
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...