Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka shpall aktgjykim dënues ndaj E.Ç., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues, i kryesuar nga kryetari Sulltan Dobraj, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, shpalli aktgjykimin me të cilin i pandehuri u shpall fajtor dhe ndaj tij u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vjetësh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej dymijë (2000) euro.
“I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më datë 30 qershor 2023, duke i koordinuar veprimet me të pandehurin J.B., e transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore, ndërsa e njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të pandehurit J.B., për ta lehtësuar transportin, pasi shtëpia e tij është e fundit në fshatin Devë, në brezin kufitar me Shqipërinë, nga ku mund të kalohet lehtë në territorin e Shqipërisë në këmbë për rreth 40 minuta. I pandehuri E.Ç., i gjen dhe kontakton blerësit e mundshëm të narkotikëve dhe, përmes numrit të tij të telefonit +355…, komunikon me të pandehurin J.B., për t’u siguruar nëse ai ndodhet në shtëpi, pasi blerësi do të vijë për të marrë substancën narkotike. Më pas, ai e udhëzon të pandehurin J.B., që t’i marrë blerësit në vendet e caktuara dhe t’i dërgojë në shtëpinë e tij, si dhe e udhëzon për sasinë e substancës narkotike që duhet t’ua japë blerësve, duke iu referuar me termat “i pardjeshmi” dhe “i sotmi”. Gjatë kontrollit të kryer pas shtëpisë së të pandehurit J.B., janë gjetur dy çanta me substancë narkotike të llojit Kanabis (Marihuanë), me peshë të përgjithshme 32 kg e 092 gramë”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Arbresh.info
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...