Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special njofton se ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve.
Në komunikatën për media thuhet se, N.S, E.S, D.B, A.J, M.D, K.S, G.S për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Mashtrimi neni 323 i KPRK-së, Shpëlarje e parave nga neni 302 i KPRK-së dhe i pandehuri N.S edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366, paragrafi 1, të KPRK-së, e ndryshuar në seancën dëgjimore në raport me të pandehurat E.S, A.J, G.S, në masën e arrestit shtëpiak.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve N.S, D.B, M.D, K.S iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, masa e paraburgimit të pandehurve iu është caktuar në bazë të nenit 184, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, po ashtu është aprovuar kërkesa e PSRK-së edhe lidhur me të pandehurat E.S, A.J, G.S dhe të njëjtave iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, për secilën”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...