Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është përgjigjur akuzave të VV’së për falsifikim në aktvendimin e çështjes së mandatarit.
‘’Deklaratat dhe akuzat “për falsifikim” janë të pavërteta dhe të pasakta’’, thuhet nga Gjykata.
‘’Kjo sepse Gjykata Kushtetuese, të enjten e kaluar, më 28 maj 2020, ka publikuar vetëm njoftimin me Përfundimet e Gjykatës lidhur me Aktgjykimin KO72/20.’’
Tutje thuhet se teksti i plotë i publikuar sot i përmban të gjitha arsyetimet e nevojshme dhe përfundimet e Gjykatës.
‘’Teksti i plotë i Aktgjykimit i publikuar sot, përmban të gjithë arsyetimin, përfundimet e Gjykatës dhe Dispozitivin e saj’’
‘’Përfundimet e Gjykatës, të publikuara sot përmes Aktgjykimit (shih paragrafin 546) janë identike me ato të publikuara më 28 maj 2020 (shih paragrafin 1). Dispozitivi i Aktgjykimit KO72/20, duhet të lexohet në dritën e arsyetimit të këtij Aktgjykimi.’’
Nga ana tjetër bëhet e ditur se vendimi i Gjyaktës është marrë me vendim unanim, të të gjithë gjykatësve.
‘’Në fund duhet theksuar se, Dispozitivi i Aktgjykimit i publikuar sot, po ashtu si edhe Përfundimet e Gjykatës, janë hartuar dhe publikuar me miratimin unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.’’
Ndryshe, VV ka paralajmëruar se do të bëjë një analizë me këshilltarët ligjorë dhe ekspertët e jashtëm për vendimin e Gjykatës. Ata thonë se Gjyakta shtrembëroi faktet dhe se vendimi është i padrejtë.
Kushtetuesja vendosi në favor të dekretit të presidentit për mandatimin e kandidatit për kryeministër nga LDK. /Express/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...