Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kushtetuesja ka njoftuar se ka marrë vendim të shfuqizojë vendimin për caktim të masës së përkohshme të 12 dhjetorit 2019, si dhe vendimin për vazhdim të masës së përkohshme të 30 marsit 2020.
Ndryshe, vetëm pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi Ligji i ri për paga, në dhjetor të 2019-s, Avokati i Popullit e kishte dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.
Kërkesa ishte bërë pasi Avokati i Popullit kishte pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për paga, duke përfshirë këtu edhe ankesat nga punëtorët në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil./arbresh.info
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...