Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka telefonuar familjen e ish-policit Dejan Pantiq të cilit këtë të mërkurë i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
I biri i Dejanit, Predrag Pantiq ka thënë se Vuçiq ka folur me nënën e tij [gruan e Dejan Pantiq], derisa ka vazhduar të thotë se janë tejet të lumtur.
“Faleminderit qytetarëve, faleminderit presidentit Vuçiq, ai na thirri. Jemi tejet të lumtur por ende me mosbesim sepse po e humbnim shpresën se çfarë mund t’i ndodhte babait tonë”, ka thënë Predrag, raporton Kosovo-online.
“Avokati na thirri më parë dhe na tha se ka marrë një vendim për arrest shtëpiak për babanë. Nëse nuk do të ishin qytetarët, shteti dhe Vuçiq që do të përfshiheshin, ku di çfarë do të mund t’i ndodhte babait tim. Ndoshta do të mund të zhdukej”, ka ekzagjeruar ai.
Me vendimin për ndërrimin e masës nuk janë pajtuar krerët e institucioneve të Kosovës.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se është goditje e rëndë për kredibilitetin e prokurorisë dhe gjykatave.
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...