Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit të fundit, ka shënuar rritje të konsideruar të efikasitetit në raport me muajt e kaluar, raporton “Arbresh.info.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate bazuar në të dhënat statistikore, del se në prill të viti 2017, në Gjykatën e Apelit janë pranuar 984 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 1082, që do të thotë se janë kryer rreth 100 lëndë më shumë se sa janë pranuar.
“Kjo është hera e parë në historinë e këtij institucioni që numri i lëndëve të zgjidhura është kaq i madh në raport më numrin e lëndëve të pranuara, për një muaji. Përndryshe nga kjo shifër, shumica e lëndëve të kryera janë të natyrës civile 427, pastaj penale 406, penale krime të rënda 178 etj”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Zyra për informim e kësaj gjykate, ka bërë të ditur se pavarësisht angazhimit të madh të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, numri i lëndëve të pa përfunduara vazhdon të jetë i madh, si rrjedhojë e lëndëve të grumbulluara.
Aktualisht në sirtarët e kësaj gjykate presin për të marr vendimin final edhe 11 mijë e 927, nga to 11 mijë e 534 lëndë të trashëguara nga viti 2017. Shumica dërmuese të lemisë civile.
Në Gjykatën e Apelit aktualisht punojnë 34 gjyqtarë, numër ky i pa mjaftueshëm në raport më lëndët që vinë prej 7 gjykatave themelore./ Arbresh.info
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...