Pas pak para Gjykatës së Apelit në Prishtinë do të fillojë seanca ndaj ish-gjeneralit serb, Milovan Bojoviq, i dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë.
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankesën e tij kundër dënimit me një muaj paraburgim nga shkalla e parë, raporton “Koha Ditore”.
Millovan Bojoviq, ishte nisur nga Serbia ditë më parë drejt Kosovës, përkundër dyshimeve për krimet që i kishte bërë në anën e Llapit. Ai kishte kaluar pa asnjë problem në pikën kufitare në Merdarë. Por pasi që kishte arritur të futej në disa prej fshatrave të Llapit, banorët e këtij rajoni e kishin identifikuar Bojoviqin dhe menjëherë kishin njoftuar Policinë e Kosovës. Gjenerali serb u arrestua po atë ditë nga Polica e Kosovës, për kalim ilegal të kufirit, nga ku i njëjti ishte larguar njëherë për në Serbi nën pretekstin që nuk mund t’i ofronin siguri. Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Podujevë ia ka shqiptuar dënimin prej një muaji burgimi ish-gjeneralit Milan Bojoviq.Deri sot, edhe pse faktet dhe dëshmitarët e rajonit të Llapit tregojnë për krimet e kryera nga Bojoviq, drejtësia në Kosovë nuk ka nxjerrë ndonjë aktakuzë apo fletarrest ndaj tij.
Në vitet ’98-99, Millovan Bojoviq ishte gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe njihej si njeri shumë i afërt i Sllobodan Millosheviqit.
Bojoviq në kohën e luftës në Kosovë kishte përgjegjësi komanduese dhe dëshmitarët tregojnë se ai ka udhëhequr forcat ushtarake serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve në rajonin e Llapit, ku u vranë 499 shqiptarë.
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...