Gjykata e Apelit në Bruksel ka shfuqizuar aktgjykimin në të cilin Andrija Draskoviq u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirje në vrasjen e Enver Hadrit në vitin 1990 në Bruksel, ka thënë për Tanjug avokati i tij, Veljko Delibasiq, transmeton portali arbresh.info.
Gjykata pranoi apelin e mbrojtjes për të shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka urdhëruar rigjykim.
Enver Hadri ishte një aktivist për të drejtat e njeriut. Ai u vra në Bruksel nga tre serbë që dyshohen se ishin duke punuar për Administratën Shtetërore të Sigurisë (UDB).
Ai jetonte në Bruksel që nga viti 1972, ku punonte për të futur Kosovën në agjendën e të drejtave të njeriut./Arbresh.info
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...