Gjatë këtij muaji, kreu i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do t’i rikthehet bankës të së akuzuarit. Kjo pasi Gjykata e Apelit ka caktuar seancën e kolegjit në rastin Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune.
“Arbresh.info”, ka mësuar se seanca e kolegjit të Apelit do të mbahet nga mesi i këtij muaji.
Ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë komunalë, Prokuroria e Shtetit në muajin shkurt të vitit 2013 kishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në muajin mars të po atij viti u mbajt shqyrtimi fillestar, ndërsa shqyrtimi kryesor filloi në gusht të vitit 2013 dhe pas 29 seancave gjyqësore të mbajtura, me 13 mars 2014, trupi gjykues shpalli aktgjykim me të cilin i gjeti fajtorë dhe i dënoi me dënime me kusht të gjithë të akuzuarit.
Gjykata Themelore në Prizren pati dënuar Ramadan Mujën me 2 vite burgim me kusht që i njëjti të mos kryej asnjë vepër penale për një periudhë 3 vjeçare, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj.
Ndërsa, Gjykata e Apelit, pas gati një viti e gjysmë kishte vendosur që lënda të kthehej në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në Prizren, për shkak se kishte konkluduar se ishin bërë shkelje esenciale në përmbajtjen e aktgjykimit të shkallës së parë.
Aktvendimi i Gjykatës së Apelit kishte arritur në Gjykatën Themelore të Prizrenit në shtator të vitit 2015.
Në këtë aktvendim ishte anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit P.nr.171/13 i lëshuar më 13 mars 2014 dhe lënda ishte kthyer në Gjykatën Themelore për rigjykim.
Mirëpo, në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Supreme e pati rrëzuar vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit ndaj Mujës dhe të tjerëve, duke marrë vendim që ky rast të kthehet sërish në Gjykatën e Apelit për rivendosje të aktgjykimit të shkallës së parë.
Vendimi i Supremes kishte ardhur pas pranimit të ankesës së prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në shtatorin e po të njëjtit vit, që rasti ndaj kreut të Prizrenit, Ramadan Muja të kthehet në Gjykatën Themelore të Prizrenit për rivendosje.
Supremja, kishte vendosur që aktvendimi i apeluar të anulohet dhe lënda t’ i kthehet Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një trup i ri gjykues./Arbresh.info/ Gita Lushi
Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali dyshohet se vrau n...
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...