Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.
Lajmi për arbresh.info është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Para pak minutash është marrë vendimi që kryetarit të FFK-së, Agim Ademit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka deklaruar Gashi.
Ademi po dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i besimit’ si dhe ‘Shamgnie nga tatimi’, duke keqpërdorur buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
I pari i futbollit kosovar fillimisht iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh, por ai natën e mbrëmshme e kaloi në QKUK për shkak gjendjes jo të mirë shëndetësore./arbresh.info/
Lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për Agim Ademin
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari
Trump për operacionin e shpëtimit: Shpëtuam pilotin në pikë ...
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...