Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se zyrtarët kosovarë mund të vizitojnë Serbinë qendrore nëse thirren në marrëveshjet për vizita dhe me kusht që funksioni i tyre ekziston sipas rregulloreve ndërkombëtare.
“Të gjithë zyrtarët që ekzistojnë sipas normave ndërkombëtare mund të thirren lirisht në marrëveshjet për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre. Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla”, tha Gjuriq duke iu refereuar Kosovës.
Ai i bëri këto komente për gazetën serbe Veçernje Novosti.
Autoritetet në Serbi, së voni, nuk i kanë lejuar hyrjen ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka kërkuar të vizitojë Novi Pazarin, me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...