Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë sot se Trepça është pronë e Serbisë dhe Beogradi nuk do të lejojë askënd të luajë me pasurinë serbe.
“E pyes Mustafën se si e ka menduar që t’i tërheq mineralet nën Serbinë qendrore nga gropa e Trepçës, atje punojnë mijëra minatorë serbë nga veriu i Kosovës”.
Ai tha se u janë ofruar dy vende përfaqësuesëve serbë në Kosovë në Komisionin për hartimin e ligjit për Trepçën, ndonëse ata nuk do të kenë të drejtën e vetos dhe të drejtën për të ndaluar atë vendim, edhe pse është krejtësisht e qartë se Serbia dhe institucionet serbe janë pronarët e Trepçës.
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...